Moduli 1- Intervenimi i hershëm

Ofrimi i mbështetjes në fëmijërinë e hershme për fëmijët me aftësi të kufizuara zhvillimore dhe familjet e tyre u mundëson fëmijëve të kenë fillimin më të mirë në jetë.

Roli i ndërhyrjes/intervenimit së hershme është që të përmirësojë gjendjen e fëmijës dhe të parandalojë shfaqjen e vështirësive shtesë në zhvillim. Sa më herët të fillohet , aq më të mëdha janë mundësitë/shanset që fëmija të përparojë dhe të arrijë normat e zhvillimit.

Ky modul është i dedikuar për prindërit, familjet dhe të gjithë njerëzit e afërt që janë të rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës në vitet e para të jetës së tij (edukatorë, përkëdheleset etj.).


Moduli 2 - Zhvillimi dhe devijimet/shmangiet e të folurit

Tre vitet e para të jetës, kur truri zhvillohet intensivisht, janë vendimtare për zhvillimin e aftësive gjuhësore dhe të të folurit. Ky modul do t'ju ndihmojë të përcaktoni nëse dhe kur të kërkoni këshilla profesionale, por edhe kur është koha e duhur për të filluar trajtimin e terapisë së të folurit (terapisë logopedike) me fëmijën


Moduli 3 - Komunikimi alternativ dhe augumentativ/shtues

Fëmijët që hasin vështirësi në të folur dhe në komunikim shpesh nuk kuptohen nga bashkëmoshatarët dhe njerëzit në mjedisin e tyre, gjë që mund të jetë një vështirësi për pjesëmarrjen e tyre aktive në shoqëri. Ky modul ofron mbështetje për familjet që nuk mund të komunikojnë në mënyrë efektive me fëmijët e tyre me të folur dhe do t'i mësojë mjedisit se si të ofrojë mbështetje duke përdorur komunikimin e ndihmuar.